Co- Chief Executive Officer
REDI MITEZI

Redi Mitezi mban pozicionin e Co-Chief Executive Officer pranë BALFIN Construction që prej muajt janar 2026, ku udhëheq performancën e përgjithshme të shoqërisë dhe inovacionin strategjik. Me mbi 15 vite eksperiencë në industrinë e ndërtimit, ai ka një eksperiencë të gjerë në projektim arkitektonik dhe menaxhim projektesh, duke bashkëpunuar me partnerë vendas dhe ndërkombëtarë. Me profesion Arkitekt, ai zotëron një diplomë Master Shkencor dhe Bachelor në Arkitekturë nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti Politeknik i Tiranës. Që prej bashkimit me shoqërinë me BALFIN Construction në vitin 2016, z. Mitezi ka mbajtur disa role të rëndësishme drejtuese, së fundmi si Zëvendës CEO. Me një dekadë eksperiencë në grup, ai ka eksperiencë të provuar në projekte komplekse, me fokus në ekselencë operacionale, zhvillim ekipesh dhe integrim procesesh.
