Skip to content Skip to footer

Pjesë e Grupit Balfin

Themeluar në Vienë në Maj të vitit 1993, është Grupi më i madh i shitjeve me pakicë dhe zhvillimit të pasurive të patundshme në Shqipëri. Zyrat qendrore të Grupit ndodhen në  Tiranë, me disa zyra shtesë në disa vende si: Viena, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova. Grupi Balfin është një ndër grupet më te mëdha dhe më të suksesshme në biznesin shqiptar www.balfin.al

Tregti me shumicë dhe pakicë

Grupi BALFIN është pionieri i krijimit të zinxhirëve të shitjeve me pakicë, duke i propozuar klientëve markat dhe produktet më cilësore me çmimet më të mira. Aktivitetet e tregtisë me pakicë janë të përqëndruara në elektronikë, veshje, markete, produkte ushqimore dhe industriale, lodra për fëmijë, etj. Disa prej këtyre kompanive janë: Neptun International, Jumbo, Spar Albania, Aladini.al, Fashion Group, etj.

 

Turizëm

Projektet më ambicioze të Grupit BALFIN janë ato në fushën e turizmit. Grupi BALFIN i është dedikuar investimeve në turizëm dhe në mënyrë të veçantë turizmit elitar dhe të luksit, duke u fokusuar në dy prej zonave më elitare në Shqipëri siç janë Gjiri i Lalzit në Durrës, ku është ndërtuar “Vala Mar Residences” dhe “Green Coast Resort & Residences” në Palasë, në bregdetin e Vlorës. Në të gjitha investimet, Grupi BALFIN ofron cilësi, standarde ndërkombëtare, komoditet dhe siguri.

 

Industri Minerare

Themeluar në 2013, AlbChrome është shoqëria lider në industrinë e minierave dhe metalurgjisë në rajon, si dhe një nga kompanitë më të mëdha të menaxhimit të burimeve të kromit në Evropë. Që prej vitit 2018, përvojën e tij Grupi e ka shtrirë edhe në Kosovë, pasi mori në zotërim kompleksin e Ferronikelit në Drenas. Në këtë mënyrë, Grupi BALFIN e rigjallëroi këtë industri përmes investimeve të reja dhe përmirësimit të teknologjisë, që janë garanci për rritjen e prodhimit dhe shtimin e vendeve të punës. NewCo Ferronikeli është eksportuesi më i madh në Kosovë dhe një prej prodhuesve më të mëdhenj të Nikelit në Evropë.

 

Pasuri të paluajtshme

Grupi BALFIN shquhet për investimet e mëdha në fushën e ndërtimit. Ky Grup filloi aktivitetin në fushën e ndërtimit në fillim të viteve 2000, duke u fokusuar fillimisht në ndërtimin e hapësirave rezidenciale dhe komerciale në Shqipëri me një cilësi shumë të lartë ndërtimi, si dhe ofrimin e shërbimeve elitare. Nisur nga ky sukses, Grupi më tej e zgjeroi aktivitetin e tij në ndërtimin e Hapësirave Tregtare dhe Industriale, projekteve elitare për qëllime turistike jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Maqedoni, Austri, etj.

 

Agrobiznes

Grupi BALFIN ka zgjeruar portofolin e investimeve të tij edhe në fushën e bujqësisë, duke kombinuar cilësinë e lartë të produkteve me blerës lokalë, tregje ndërkombëtare dhe me një impakt social tepër pozitiv. Ky investim konsiston në ndërtimin e mjediseve të mbrojtura për prodhimin e produkteve bujqësore, me shumicë dhe pakicë, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Copyright 2024 ©Balfin Construction . All Rights Reserved.

Adresa

Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

Kontakt

Tel +355 698081313

Na Ndiqni

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.