Skip to content Skip to footer

Aktiviteti Yne

Shoqëria Balfin Construction, një prej kompanive kryesore të zhvillimit të pasurive të patundshme dhe industrisë së ndërtimit në Shqipëri e rajon, ofron ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese. E themeluar në vitin 2002, Balfin Construction është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale, si: Qendra tregtare, godina rezidenciale, qendra sociale e kulturore dhe ndërtime infrastrukturore. Balfin Construction është pjesë e grupit më të madh të investimeve në Shqipëri e rajon: Grupit BALFIN. Puna në Balfin Construction është e përqëndruar në një marrëdhënie besueshmërie dhe partneriteti me të gjithë bashkëpunëtorët dhe klientët, duke u kujdesur për interesat dhe mirëqënien e të gjithëve. Kompania u vjen në ndihmë klientëve nëpërmjet programit të financimit, ndërsa për bashkëpunëtorët ofron një përfshirje të vazhdueshme në sukseset dhe arritjet e saj. Progresi i vazhdueshëm, investimet bashkëkohore, si dhe programet e përparuara në zhvillim, sigurojnë motivim për të gjithë stafin.

 

Misioni

Të zhvillojmë projekte me vlerë, me cilësi të padiskutueshme dhe standarte të larta në dobi të klientëve, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit, duke prezantuar koncepte inovative e duke përdorur teknologjitë më të mira.

Vizioni

Të jemi lider në industrinë e ndërtimit dhe investimit të pronave të paluajtshme e investimeve publike në Shqipëri dhe rajon, duke u kthyer në partnerin më të besuar të biznesit për klientët dhe bashkëpunëtorët tanë

Vlerat

CILËSIA: Jemi krenarë që kemi prezantuar në tregun shqiptar standarde të reja cilësie. Cilësia e padiskutueshme e projekteve që ne ndërmarrim dëshmohet nga dhjetëra projekte, të cilat konsiderohen si etalon i standardeve bashkëkohore

INOVACIONI: Ne jemi të përkushtuar për të ndërtuar vlera duke prezantuar koncepte inovative në Shqipëri. Projektet tona kanë prezantuar në tregun shqiptar konceptet e qendrave tregtare, komuniteteve elitare të banimit, rezidencave elegante dhe komplekseve turistike.

INTEGRITETI: Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit për të punuar në mënyrë cilësore, brenda afateve kohore të parashikuara dhe konform rregullave e ligjeve. Klientët, bashkëpunëtorët dhe komuniteti në tërësi na konsiderojnë si një partner të besueshëm biznesi sepse punojmë duke mbrojtur e respektuar interesat e tyre.

SHËRBIMI: Ne konsiderojmë si shpërblimin më të madh të punës sonë, kënaqësinë maksimale të klientit, të cilën e arrijmë duke ofruar shërbim profesional në shitje, përgjegjshmëri dhe besueshmëri, këshillim financiar e paketa financimi, si edhe shërbime për mirëmbajtjen dhe sigurinë e projekteve që zhvillojmë.

PARTNERITET: Ne kujdesemi që të ndërtojmë marrëdhënie të besueshme partneriteti, duke mbrojtur dhe respektuar interesat e klientëve, bashkëpunëtorëve dhe komunitetit në tërësi.

Copyright 2024 ©Balfin Construction . All Rights Reserved.

Adresa

Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

Kontakt

Tel +355 698081313

Na Ndiqni

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.