Skip to content Skip to footer

Histori Suksesi

Një projekt krejtësisht unik, i pari i këtij lloji në Shqipëri. I konceptuar si një destinacion ultramodern mesdhetar, Green Coast përcjell përvojën më të mirë të dy studiove më prestigjioze ndërkombëtare të arkitekturës, Iraci Studio dhe EAA-Emre Arolat.

Green Coast është i pozicionuar në një nga plazhet më të bukur të Rivierës Shqiptare, në zonën e Palasës me një histori që nga koha e Jul Çezarit. Zona trashëgon mikpritjen, bujarinë, kuzhinën tipike mesdhetare dhe një kulturë të hershme.

Green Coast ndërthur në vetvete disa komponentë, si zona rezidenciale me vila dhe apartamente të sipërfaqeve të ndryshme, njësi të shumta tregëtare për shitje ose me qira, shërbime të integruara dhe stuktura të shumta argëtuese si dhe privatësi të lartë me sisteme sigurie 24/7.

Shumë brande të njohura në njësi shërbimi i janë bashkuar Green Coast si dhe 7 hotele me 5 yje të markave të njohura, përfshirë MGallery nga Acor, Melia dhe Hyatt.

Leave a comment

Adresa

Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

Kontakt

Tel +355 698081313

Na Ndiqni

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.