Skip to content Skip to footer

Departamenti Teknik

Departamenti Teknik, si shtylla kryesore e kompanisë Balfin Construction, udhëheq veprimtaritë e ndërtimit, menaxhimit tekniko-inxhinierik të projekteve, si dhe dhënien e ekspertizës në të gjithë fushat e sipërpërmendura. Departamenti Teknik zotëron kapacitete profesionale në të gjithë disiplinat inxhinierike, të mjaftueshme për të zbatuar projekte të ndryshme në fushën e ndërtimit të tipologjive të shumëllojshme, si: rezidenciale, tregtare, industriale, turistike.

Qëllimi kryesor është të ndërtohen objekte cilësore e funksionale, në funksion të zhvillimit urban dhe turistik të Shqipërisë, si edhe në funksion të kërkesës në rritje për ndërtime të standardeve të larta.

Stafi ynë përbëhet nga specialistë me përvojë, si: arkitektë, inxhinierë Civil, menaxherë projekti, inxhinierë planifikues, inxhinierë preventivues, inxhinierë elektrikë, inxhinierë mekanik, inxhinierë mjedisi, inxhinierë topograf.

Departamenti Teknik bashkëpunon ngushtë me departamentin e Kostos, Planifikimit, Raportimit, HSE & QA/QC, për të siguruar koordinim të përshtatshëm dhe shkëmbim të informacionit për projektet ne zbatim.

Departamenti i Kostos, Planifikimit, Raportimit, HSE (Shëndet dhe Siguri në Punë) & QA/QC (Kualitet dhe Kontroll i Cilësisë) është një pjesë e rëndësishme e strukturës organizative te kompanise. Kjo pjesë e kompanisë ka përgjegjësi të mëdha për menaxhimin efektiv të burimeve dhe sigurinë në punë, përfshirë cilësinë dhe mbikëqyrjen e projekteve.

Kosto:

  • Kosto është një element kyç i departamentit dhe përfshin monitorimin dhe kontrollin e ecurise së projekteve.
  • Zhvillon buxhetet e projekteve dhe monitoron shpenzimet aktuale për të siguruar që projekti të mbahet brenda kufijve të buxhetit.

Planifikimi & Raportimi :

  • Departamenti i Planifikimit përgatit plane për implementimin e projekteve, planifikon resurset njerëzore dhe materiale për të siguruar që projekti të jetë i suksesshëm.
  • Përgatit dhe prezanton raporte periodike mbi zbatimin e projekteve për menaxhimin e lartë dhe palët interesante.

HSE (Shëndet dhe Siguri në Punë):

  • Kujdeset për sigurin dhe shëndetin e punonjësve në ambientet e punës.
  • Zbaton dhe monitoron politikat dhe procedurat për të parandaluar aksidentet dhe rreziqet e tjera në vendin e punës.

QA/QC (Kualitet dhe Kontroll i Cilësisë):

  • Siguron zbatimin e standardeve të cilësisë në të gjitha fazat e projekteve.
  • Monitoron cilësinë e materialeve dhe punës së kryer dhe identifikon ndryshimet e nevojshme për të përmirësuar cilësinë.

Këto departamente punojnë së bashku për të siguruar që projekte të suksesshme të ndërtohen duke respektuar standardet e cilësisë dhe shëndetit dhe sigurisë në punë, ndërsa ruajnë një menaxhim të efektshëm të kostove dhe planifikimit.

Copyright 2024 ©Balfin Construction . All Rights Reserved.

Adresa

Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

Kontakt

Tel +355 698081313

Na Ndiqni

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.