Skip to content Skip to footer

Kompania Balfin Construction

Vlerëson rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatës. Jemi të ndërgjegjshëm mbi rëndësinë e pozicionit tonë në shoqërinë civile dhe të peshës së kontributit e përpjekjeve tona për të bërë biznes në mënyrë të hapur dhe të drejtë. Filozofia e kompanisë sonë udhëhiqet nga këto parime:

Shërbime dhe produkte cilësore

Balfin Construction siguron shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë. Ne punojmë në interes të zhvillimit të konsumatorit dhe nënkontraktorëve. Ne kujdesemi që aktiviteti ynë të respektojë standardet evropiane të cilësisë.

 

Kujdes ndaj punonjësve

Kujdesemi për mbrojtjen e punonjësve, sigurinë dhe shëndetin e tyre në ambientin e punës. Respektojmë standardet më të larta të sigurisë, ofrojmë aktivitete trajnuese dhe një sistem të shkëlqyer monitorimi për respektimin e niveleve të ndryshme të sigurisë.

 

Kujdes ndaj komunitetit

Përkujdesemi që aktiviteti ynë të ruajë interesin e komunitetit. Ndërtimet dhe investimet tona kanë fokus kryesor plotësimin e nevojave të komunitetit për banim dhe tregtim. Zhvillojmë zona të caktuara, investojmë në përmirësimin e infrastrukturës përkatëse dhe zhvillimit urban e turistik.

 

Kujdes ndaj mjedisit

Jemi të përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Ndërtimet dhe investimet tona mbrojnë dhe zhvillojnë mjedisin e gjelbërimin. Balfin Construction siguron shërbime dhe produkte të cilësisë së lartë. Ne punojmë në interes të zhvillimit të konsumatorit dhe nënkontraktorëve. Ne kujdesemi që aktiviteti ynë të respektojë standardet evropiane, të përkushtuar ndaj komunitetit dhe ndaj mbrojtjes së mjedisit.

Na Shkruani Për Kauza

    Copyright 2024 ©Balfin Construction . All Rights Reserved.

    Adresa

    Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

    Kontakt

    Tel +355 698081313

    Na Ndiqni

    Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.