Skip to content Skip to footer
Drejtor i Departamentit Teknik

RANIEL SULAJ

Raniel Sulaj është Drejtor i Departamentit Teknik në Balfin Construction, me mbi 15 vite eksperiencë në sektorin e ndërtimit dhe inxhinierisë. Ai ka ndërtuar një karrierë të mbështetur në drejtimin dhe zbatimin e projekteve të ndërtimit, duke kontribuar në menaxhimin dhe koordinimin e aktiviteteve inxhinierike në faza të ndryshme të projektit. Z. Sulaj ka formim akademik në Inxhinieri Ndërtimi dhe master në profilin Gjeoteknikë dhe Gjeomjedis, duke kombinuar ekspertizën akademike me eksperiencën praktike në terren dhe në menaxhimin e projekteve komplekse. Që prej majit 2026, ai është pjesë e Balfin Construction, ku drejton Departamentin Teknik — një nga funksionet kyçe dhe shtyllat strategjike të kompanisë në garantimin e standardeve të larta të ekzekutimit në ndërtim. Ai luan një rol thelbësor në drejtimin teknik dhe sigurimin e cilësisë në të gjitha fazat e zbatimit të projekteve, duke koordinuar në mënyrë strategjike ekipet inxhinierike dhe operacionale për të optimizuar proceset dhe për të forcuar performancën e përgjithshme të realizimit të projekteve komplekse të kompanisë.