Skip to content Skip to footer
Co- Chief Executive Officer

KOZMA HEQIMI

Kozma Heqimi mban pozicionin e Co-Chied Executive Officer pranë BALFIN Construction, ku udhëheq aktivitetet e kantierëve dhe funksionimin teknik të shoqërisë, duke siguruar zbatimin e projekteve sipas standardeve nërkombëtare. Me më shumë se dy dekada përvojë në sektorin e ndërtimit dhe inxhinierisë strukturore, ai ka një ekspertizë të konsiderueshme në menaxhimin e projekteve komplekse, drejtimin teknik dhe garantimin e standardeve të larta të cilësisë dhe performancës. Z.Heqimi zotëron një diplomë në Inxhinieri Ndërtimi, me profil Strukturist nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Universiteti i Tiranës. Ai iu bashkua BALFIN Construction në vitin 2011 si Inxhinier kantieri dhe ka avancuar në mënyrë progresive në role drejtuese, duke ndërtuar një eksperiencë të thellë si në terren ashtu edhe në menaxhim strategjik. Për rreth katër vite, ai ka udhëhequr Departamentin Teknik, duke kontribuar në forcimin e kapaciteteve tekniko-inxhinierike dhe në koordinimin e projekteve të ndërtimit në shkallë të gjerë. Nga shtatori 2022 ka shërbyer si Chief Executive Officer dhe nga janari 2026 mban rolin e Co-CEO, me fokus në drejtimin strategjik dhe zhvillimin afatgjatë të kompanisë.