Skip to content Skip to footer
Drejtore i Departamentit të Prokurimeve & Logjistikës

LEDJANA NIKAJ

Ledjana Nikaj mban pozicionin e Drejtores të Departamentit të Prokurimeve dhe Logjistikës pranë BALFIN Construction, me mbi 10 vite eksperiencë brenda Grupit BALFIN dhe mbi 5 vite në shoqëri. Znj. Nikaj zotëron një diplomë Master Shkencor në Marketing, Fakulteti Ekonomik dhe Bachelor në Shkenca Politike nga Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Eksperienca e saj profesionale është fokusuar kryesisht në menaxhimin e proceseve të prokurimit në mjedise të ndryshme operacionale, përzgjedhjen dhe zhvillimin e furnitorëve, si dhe sigurimin e eficiencës dhe transparencës në zinxhirin e furnizimit për projekte komplekse ndërtimi. Që prej vitit 2025, ajo drejton Departamentin e Prokurimeve dhe Logjistikës në BALFIN Construction, me fokus në optimizimin e proceseve të prokurimit dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me furnitorët, në mbështetje të realizimit të projekteve të kompanisë.