Skip to content Skip to footer

16 Projekte të mëdha

Balfin Construction shquhet për projekte të suksesshme, duke përfshirë projekte të njohura në vend e rajon si Green Coast Resort and Residences , Rolling Hills, ValaMar Residences, ParkGate, Ambasador, TEG (Tirana East Gate) dhe QTU (QTU Shopping Center). Green Coast është një qendër turistike bregdetare e veçantë, shtrirë në bregun e detit Jon, ndërsa Rolling Hills përbën një kompleks rezidencial me arkitekturë të avancuar. ValaMar Residences, Park Gate dhe Ambasador janë projekte rezidenciale, ku kujdesi për cilësinë dhe dizajnin modern shquhen. Ndërkohë, TEG dhe QTU, si qendra tregtare prestigjioze, kanë ndikuar pozitivisht në ekonominë dhe jetën e qytetarëve, duke ofruar një gamë të gjerë të shërbimeve dhe mundësive te blerjeve. Këto projekte janë dëshmi e aftësive të jashtëzakonshme të Balfin Construction për të krijuar projekte të ndryshme me sukses dhe përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit.