Burimet Njerëzore
Stafi i Balfin Construction përbëhet nga 160 punonjës, prej të cilëve 61 janë staf teknik dhe inxhinierë dhe 63 janë staf në brigadë. Menaxherët e projekteve dhe drejtuesit e departamenteve civile, inxhinierike dhe teknike gëzojnë përvojë pune disa vjeçare brenda dhe jashtë vendit dhe kanë bagazh akademik e profesional të zhvilluar. Struktura e kompanisë përfshin gjithashtu 36 punonjës të stafit administrativ, të cilët mbajnë pozicione kyçe në departamentet e ndërtimit, financës, prokurimeve dhe logjistikës.