Collina Verde shtrihet mes gjelbërimit të kodrinave të Lundrës, pranë kompleksit rezidencial Rolling Hills. Vilat janë ndërtuar me standarde bashkëkohore, me një fasadë të dekoruar me sistem kapot me termoizolim. Kompleksi përmban tipologji të ndryshme vilash me oborr, i cili ofron mundësinë për hapësira parkimi deri në 2 automjete dhe mundësi për pishinë personale në disa nga tipologjitë e ofruara.