“Bukuria nuk ka qenë kurrë absolute dhe e pandryshueshme, por ka marrë forma të ndryshme sipas kohës dhe vendit”. Kështu përshkruhet bukuria nga Umberto Echo. Por si konceptohet bukuria sot në një botë të globalizuar e vazhdimisht në rritje? Nëse bukuria, siç thotë dhe Echo, përcaktohet dhe transformohet nga konteksti i saj, është e kotë të këmbëngulim për një konceptim puristik dhe romantik të termit. “Të luftosh për të bukurën” është një reflektim që përcjell vlera përtej anës estetike.
A është i vlefshëm ky përkufizim i bukurisë edhe në fushën e ndërtimit? Patjetër që po.
Prej disa vitesh në fushën e ndërtimit në Shqipëri, vihet re një tendencë për të sjellë diçka ndryshe në stil. Kompania e ndërtimit Balfin Construction, pjesë e Grupit Balfin, është kompania e parë dhe e vetme e cila integroi konceptin europian të qendrave tregtare, që në vazhdimësi ka sjellë risi në fushën e ndërtimit. Projekte të tilla si: Rolling Hills, Ambassador 3, Vala Mar Residences e së fundmi Park Gate, spikasin për bukurinë dhe stilin e veçantë. Stili modern i përzgjedhur e i përforcuar me detaje të veçanta i bëjnë ato unike, komode e të admirueshme në të njëjtën kohë.
Park Gate është alternativa më e re në kryeqytet, tek e cila dhe pse ende në ndërtim përcjell ndjesinë e një strukture të bukur në hyrje të Parkut të Liqenit.
Detajet arkitekturore në pamje dhe ato teknike në brendësi kanë një rëndësi tepër të madhe në shumë aspekte të këtij ndërtimi.
Por si është parë Park Gate nga syri i një arkitekti, apo më saktë nga syri i një ekipi të tërë arkitektësh?
Për të mësuar më shumë mbi Park Gate u takuam me z. Erion Avram, Drejtor i Departamentit Teknik dhe Brunilda Sheu, Menaxhere e zyrës së Arkitekturës.
Si lindi Park Gate?
Puna në Park Gate startoi me një studim të mirëfilltë gjeoteknik të zonës, duke vijuar më pas me studime të tjera për të arritur në planin final të projektit. Që nga plani fillestar në letër i realizuar nga Studio projektuese e deri në përfundimin e tij, ekipi i arkitektëve u fokusua jo vetëm në anën artistike, kreative e urbane të projektit të arkitekturës së Park Gate, por edhe në krijimin e një raporti të duhur me pjesën teknologjike. Parimi i punës ishte ofrimi i një objekti me një zgjidhje arkitektonike bashkëkohore, si përsa u përket formave, volumeve dhe hapësirave të dritës, ashtu edhe funksionalitetit të ambienteve që ofrohen.
Cilat janë risitë e sjella në arkitekturën e Park Gate?
Risitë dhe frymëzimi në arkitekturën e Park Gate janë të lidhura ngushtë me destinacionin që do të ketë ky objekt, vullnetin për të theksuar sa më shumë detaje të reja arkitektonike nga përvojat më të suksesshme europiane, për ta bërë atë të veçantë si vizualisht, ashtu dhe fuksional gjatë operimit. Gjatë projektimit, si pjesë e misionit për të kursyer energji, të qënit elastik ndaj kushteve klimaterike dhe të qënit një objekt ekologjik, nga projektuesët u morën parasysh aplikimi i standardeve më të fundit europiane të efiçencës energjetike – fasada të ventiluara, dritare e vetrata me karakteristika të mira teknike e akustike, zgjidhje arkitekturore në funksion të instalimeve elektro-mekanike, tarraca të gjelbëruara, etj. Në tërësi, objekti të jep idenë e një strukture monolite, në të cilën janë gdhendur me kujdes dritaret e llozhat, duke i dhënë atij madhështi e jetë. Fasada e ventiluar 3 ngjyrëshe, me panele modulare alumini e ngjyra të ngrohta krijon një harmoni të plotë me qytetin dhe klimën.
Vetë objekti është një risi në kontekstin urban. Dritarja e krijuar organikisht nga ndërthurja e dy volumeve të dala nga i njëjti trup, në të cilën do të vendoset një pemë 8m e lartë, përcjell perceptimin e Parkut nga rruga kryesore dhe një përqasje të drejtpërdrejtë të Park Gate me natyrën. Projektuesit tek ne në Shqipëri ngurrojnë të krijojnë forma të tilla, prandaj mund të themi që në vetvete Park Gate përbën një risi në arkitekturën shqiptare.
Së fundmi, një pjesë të fasadës është zhveshur dhe në sy të bie ngjyra e përdorur. Përse u zgjodh ngjyra vishnje për fasadën e Park Gate?
Tendenca e e ngjyrave në ndërtim është totalisht e ndryshme nga ajo në modë dhe tekstile. Kjo sepse ato nuk janë aty për një periudhë të shkurtër kohore, siç ndodh në industrinë e modës. Ngjyra e përzgjedhur e fasadës duhet të nxjerrë në pah strukturën, formën dhe cilësitë e një ndërtese, por njëkohësisht të zbukurojë zonën në të cilën ndodhet. Gjithashtu, janë fasadat ato që lehtësojnë orientimin, përcjellin mesazhe, komunikojnë emocione dhe tërheqin vëmendje. Përzgjedhja e stilit të duhur të një fasadë është një proces tepër i rëndësishëm dhe kërkon një ndjeshmëri shumë të lartë estetike nga ana e arkitektëve. A është ajo unike? Tërheqëse? Frymëzuese? Çfarë personaliteti përcjell ajo? Janë këto disa prej pyetjeve që do të përcaktojnë më pas pamjen e një fasade.
Përzgjedhja e nuancave të ngjyrës vishnje në fasadën e Park Gate është bërë enkas për të krijuar kontraste dhe dinamizëm midis objektit dhe ngjyrave të Parkut të Liqenit pa konkurruar madhështinë e bukurisë natyrore të tij, por duke u harmonizuar në mënyrë perfekte me të.
Si do ta përshkruanit me pesë fjalë Park Gate?
• Vlerë estetike urbane në harmoni me mjedisin që e rrethon
• Unike
• E mirëorganizuar
• Bashkëkohore dhe shumëfunksionale
• Standard i lartë
Një përshkrim i shkurtër i Park Gate
Park Gate pozicionohet në Jug-Lindje të qytetit të Tiranës, në një prej arterieve kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit – Rruga e Elbasanit, në një zonë tepër të rëndësishme edhe nga pikëpamja social-kulturore. Në Veri të tij shtrihet Fakulteti i Histori-Filologjisë dhe Qyteti Studenti, ndërsa në Jug shtrihet Parku i Liqenit Artificial të Tiranës. Ai vjen si një objekt monolit, ku lexohet lehtë ndërthurja e dy volumeve 7 dhe 13 kate, të cilët duket sikur janë pjesë e njëri-tjetrit, të dala nga i njëjti trup, duke krijuar në mënyrë organike një dritare të madhe me sipërfaqe 250 m2 me pamje të Parkut nga ana e rrugës kryesore apo nga Fakulteti. Mënyra e vendosjes së objektit, krijon korridore mjaft të favorshme për aktivitetet tregtare dhe shërbimet.
Apartamentet janë të tipologjive të ndryshme 1+1, 2+1, 3+1 me sipërfaqe të ndryshme. Ambientet e interierit kanë hapësirën e nevojshme për realizimin e funksionit të përcaktuar. Kanë diellëzim dhe ajrim të mirë, si dhe një zgjidhje funksionale me ndarje të zonës së ditës nga ajo e natës. Një pjesë e nyjeve hidrosanitare janë me ndriçim natyral. Ambjentet e shkallës janë me hapësirë të bollshme, funksionale dhe me ndriçim natyral.
Dy katet e para do jenë në funksion të shërbimeve, të cilat do të kenë hyrje të ndara nga ato të banimit. Në katin përdhes ofrohen vetëm dyqane të konceptuara me hapësirë e pamje nga rruga, ndërsa në katin e parë ofrohen hapësira për dyqane e zyra.
Në dy katet e nëndheshme ofrohen hapësira parkimi dhe depo.
Park Gate është një investim I Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i mirënjohur në treg me markat e tij si: TEG, QTU, Jumbo, Neptun, SPAR, markat fashion si: Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera.