Skip to content Skip to footer

Vala Mar Residences, shtëpia juaj buzë detit

Ju keni dëshiruar gjithmonë një shtëpi në vijën e parë të bregdetit , të rrethuar me gjelbërim, mes një komuniteti të përzgjedhur, ku të ofrohen t ë gjitha lehtësirat dhe shërbimet e domosdoshme dhe argëtuese . nëse doni të largoheni nga zhurma, stresi e ngarkesa e qytet t ku jetoni , një banesë në gjirin e lalzit do të ishte vendi ideal për t ’u “arratisur“, vendi ku valët e detit dhe fëshfërima e gjetheve do të jenë muzika juaj qetesuese dhe frymëzuese .

 

Gjiri i Lalzit është një ndër zonat më të mirëruajtura të detit Adriatik dhe gjendet mes plazhit të dendur të Durrësit dhe atij të Shëngjinit. E gjithë zona njihet për veçantitë e saj natyrore, historike dhe arkeologjike. Aty ndodhet “Parku Kombëtar i Rrushkullit” me 380 hektarë pyje. Shumë pranë tij është “Kepi i Rodonit”, i cili shtrihet në formë trekëndëshi midis gjirit të Rodonit në veri dhe atij të Lalzit në jug. Në të ngrihet një ndër objektet më të rëndësishme historike e arkeologjike si “Kalaja e Rodonit”, e cila u ndërtua në vitet 1451-1452 nga heroi kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ky vend është destinacioni ideal për të gjithë ata që pëlqejnë ecjen, gjuetinë, peshkimin, lundrimin e çdo aktivitet tjetër të shëndetshëm e argëtues në natyrë. Në Gjirin e Lalzit dielli del jo më rrallë se 300 ditë të vitit, çka e bën këtë zonë një nga më të dëshiruarat për shëtitje në bregdetin prej 14 km apo për të pushuar në plazhet e mrekullueshme me rërë të artë. Natyra ka projektuar një parajsë të vogël kaq pranë qendrave më të rëndësishme të banimit në Shqipëri: Tiranë e Durrës. Gjiri i Lalzit është ndër të paktat vende që gjatë këtyre viteve është ruajtur nga efektet anësore të urbanizimit. Zhvillimi turistik në këtë zonë sapo ka nisur dhe projektet tregojnë se tashmë është në process pune një destinacion turistik me infrastrukturë të përparuar. Pikërisht në këtë zonë elitare të paprekur nga turizmi masiv, Grupi Balfin sjell investimin më të ri, kompleksin rezidencial e turistik “Vala Mar Residences”, me një sipërfaqe prej 180 000 m2. Ky kompleks rezidencial e turistik ndërtohet nga kompania lider në ndërtim, tregtim dhe investim: “Balfin Construction”. “Vala Mar Residences” ndodhet mes kësaj natyre të mrekullueshme të Gjirit të Lalzit, që njëherazi ofron një ndër plazhet më të bukura të rivierës së Adriatikut. Ky kompleks po ndërtohet për të qenë destinacioni kryesor rekreativ I individëve dhe familjeve që dëshirojnë të gjejnë oazën e paqes dhe sigurisë. Pozicionimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i infrastrukturës i jep “Vala Mar Residences” vlera duke e kthyer në “stacionin e parë” në bregdetin Adriatik. Më shumë sesa një shtëpi ideale, “Vala Mar Residences” ofron një standard të ri, një përvojë të paharruar jetese. “Vala Mar Residences” është destinacioni turistik dhe rekreativ i standardeve më të larta në cilësi, ndërtim dhe infrastrukturë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon e ndërthur eksperiencën, profesionalizmin dhe metodologjinë e përparuar, në interes të banorëve të ardhshëm, komunitetit lokal dhe turizmit në Shqipëri. Rezidencat e kompleksit do të përfshijnë vila dhe apartamente që përshtaten me kërkesa të ndryshme në madhësi dhe tipologji. Secila prej tyre orientohet me pamje nga deti. “Vala Mar Residences” e respekton natyrën, me ndërtime të ulëta dhe ofron 5 lloje vilash. Vilat janë të bashkangjitura, me dy kate, me sipërfaqe ndërtimi nga 132 – 226 m2. Të emërtuara sipas nuancave të ngjyrës blu të detit, përpara këtij kompleksi i cili gjatë stinëve të ndryshme ndryshon tonalitetin e ngjyrës në: Azure, Ultramarine, Iris, Celeste, Saphire, këto vila ofrojnë privatësinë e dëshiruar të shtëpisë në bregdet.

Leave a comment

Adresa

Rruga Komuna e Parisit, Rezidenca Kika 2, Ndërtesa nr. 2. Kati 1, Tiranë, Shqipëria

Kontakt

Tel +355 698081313

Na Ndiqni

Për çdo pyetje apo paqartësi, mos hezitoni të kontaktoni ekipin tonë ose na ndiqni në profilet tona sociale.