Kompania Balfin Construction ishte pjesëmarrëse këtë vit në edicionin e 4-të të Tirana Marathon 201.
Në këtë garë punonjësit e Balfin Construction u angazhuan jo vetem për të qenë pjesë aktive e saj por edhe për të arritur rezultate konkurruese simbolike mes njëri – tjetrit.
Gjatë kësaj periudhe, nën nismën “Sfida e Balfin Construction”, skuadra ka qënë aktive në stërvitje fizike në mënyrë të vazhdueshme duke synuar arritjen e një performance sa më të mirë dhe pse jo, për të fituar.
Sfida e zhvilluar konsistoi në monitorimin e hapave të përditshme të pjesëmarrësve gjatë periudhës 20/09/2019-11/10/2019 nëpërmjet aplikacionit Pacer, ku çdo anëtar i skuadrës mund të shihte dhe sfidonte kolegët e tij në ecjen e përditshme.
Si në çdo garë dhe kjo sfidë kishte çmimet motivuese dhe fituesit e saj të cilët me kënaqësi i ndajmë me ndjekësit tanë:
Çmimi I: Eda Zijaj
Çmimi II: Eristela Hoxha
Çmimi III: Juliana Pergega
Gara u kthye në një sfidë mjaft të bukur për të gjithë skuadrën pjesëmarrëse dhe mjaft motivuese për të gjithë kompaninë, duke nxitur më shumë angazhimin në sport!